Ndërlidhjet

Dita e fundit e homazheve për Mandelën


Pretoria, 13 dhjetor 2013.
Pretoria, 13 dhjetor 2013.
Sot është dita e fundit e homazheve për ish-presidentin e Afrikës së Jugut, Nelson Mandela, trupi i të cilit qëndron i shtrirë në Pretoria.

Mediat lokale kanë njoftuar për bllokim të trafikut këtë mëngjes.

Katërmbëdhjetë mijë persona kanë parë Mandelën të mërkurën dhe rreth 20,000 të tjerë të enjten.

E premtja parashihet të sjellë numër edhe më të madh njerëzish.

Mandela do të varroset të dielën në fshatin Kunu, ku edhe ka kaluar fëmijërinë.

Udhëheqësi kundër aparteidit ka vdekur javën e kaluar, në moshën 95-vjeçare.
XS
SM
MD
LG