Ndërlidhjet

Trupi i Mandelës niset drejt vendlindjes


Pretoria, 13 dhjetor 2013.
Pretoria, 13 dhjetor 2013.
Anëtarë të Kongresit Komnbëtar Afrikan kanë bërë homazhet e fundit për Nelson Mandelën, para funeralit të së dielës.

Presidenti Jacob Zuma dhe anëtarë të tjerë të Kongresit kanë ndjekur ceremoninë e sotme.

Më pas, arkivoli i Mandelës ka nisur udhëtimin përmes ajrit për në vendlindjen e tij Kunu.

Së paku 100,000 njerëz kanë parë trupin e ish-presidentit të Afrikës së Jugut në Pretoria gjatë tre ditëve të fundit.

Udhëheqësi i luftës kundër aparteidit ka vdekur më 5 dhjetor në moshën 95-vjeçare.
XS
SM
MD
LG