Ndërlidhjet

SHBA dënon një amerikano-sirian për konspiracion me armë


Ilustrim
Ilustrim
Një shtetas amerikano-sirian është dënuar për konspiracion me tregtarin rus të armëve, Viktor Bout, për të blerë avionë, përkundër kufuzimeve të vendosura nga Qeveria e SHBA-së.

Gjykata federale në Nju Jork ka gjetur fajtor Richard Chichaklin edhe për shpëlarje të parave dhe akuza të tjera.

Dënimi kundër tij pritet të shpallet në muajn mars.

Prokurorët thonë se Chichakli ka ndihmuar Boutin të menaxhojë një rrjet të kompanive të avionëve.

Chichakli ka pranuar se ka njohur Boutin, por ka mohuar çdo keqbërje.

Bout është duke shërbyer dënimin prej 25 vjetësh burgim në një burg të SHBA-së. Ai është dënuar në vitin 2011 nën akuzat se ka bërë konspiracion për shitjen e armëve te rebelët në Kolumbi.
XS
SM
MD
LG