Ndërlidhjet

Kuvendi sot shqyrton Buxhetin / shitjen e PTK-së


Ilustrim
Ilustrim
Në Kuvendin e Kosovës sot shqyrtohet për herë të dytë Projektligji për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2014.

Në kuadër të këtij projektligji, është futur edhe amandamenti për shitjen e 75 për qind të aksioneve të Postës dhe Telekomit të Kosovës.

Lidhja Demokratike të Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, që të dyja parti politike në opozitë, e konsiderojnë të jashtëligjshme shitjen e aksioneve të PTK-së në formën se si është vepruar.

Shitja e aksioneve të PTK-së nuk ka marrë mbështetjen e Kuvendit për shkak të kundërshtimeve të opozitës.

Gjatë procesit të privatizimit të 75 për qind të aksioneve të PTK-së, ishte zgjedhur konsorciumi "Axos capital" si ofertuesi më i mirë me ofertën prej 277 milionë euro.

Nënshkrimi i kontratës me këtë kompani ishte shtyrë dy herë, derisa afati i ardhshëm është caktuar për 26 dhjetor.

Nëse Kuvendi e miraton këtë pikë të enjten, gjatë ditës mund të pritet që qeveria të shpallë edhe procedurën e nënshkrimit me kompaninë fituese.
XS
SM
MD
LG