Ndërlidhjet

Egjipt: Autoritetet e vazhduan goditjen ndaj Vëllazërisë Myslimane


Pamje e autobusit pas shpërthimit të bombës në lagjen Nasr City në Kajro
Pamje e autobusit pas shpërthimit të bombës në lagjen Nasr City në Kajro
Autoritetet në Egjipt thonë se i kanë arrestuar 16 pjesëtarë të dyshuar të lëvizjes Vëllazëria Myslimane në provincën Sharkiya, për shkak të shpërdarjes së afisheve të kësaj organizate.

Këto arrestime u bënë pas një shpërthimi kundër një autobusi në kryeqytetin Kajro, me ç’rast u plagosën pesë udhëtarë.

Ministria e brendshme tha sot se bomba e prodhimit shtëpiak ishte vendosur në udhëkryqin kryesor në lagjen Nasr City dhe kishte eksploduar derisa kalonte autobusi i një kompanie publike.

Policia e ka demontuar një bombë tjetër në këtë hapësirë.

Ky shpërthim ndodhi derisa autoritetet kanë filluar t’i arrestojnë anëtarët e Vëllazërisë Myslimane, pasi ajo u shpall organizatë terroriste.

Prej përmbysjes së presidentit islamik, Mohammad Morsi, nga ushtria në muajin korrik, në Egjipt kanë ndodhur shumë sulme, për të cilat janë fajësuar militantët islamikë.

Dje, nga një sulm vetëvrasës me bombë, në një kompleks policor në qyetin Mansoura, janë vrarë së paku 16 vetë. Vlerësohet se ky ishte sulmi më vdekjeprurës deri tash, prej fillimit të krizës.
XS
SM
MD
LG