Ndërlidhjet

Thaçi kërkon ndihmë nga Komisioni i Venedikut


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, nëpërmjet një mesazhi në rrjetin social Facebook, ka thënë se është e nevojshme ndihma e Komisionit të Venedikut për të zgjidhur ngërçin që ka shkaktuar reforma zgjedhore.

“Pas ngërçit të panevojshëm ndërpartiak të reformës zgjedhore dhe me qëllim të arritjes së standardit evropian, akomodimit të kënaqshëm të të gjitha palëve dhe stabilitetit elektoral për të gjitha palët dhe komunitetet, mendoj se është e nevojshme ftesa dhe sjellja në Kosovë e Komisionit të Venedikut për ofrimin e këshillave legalë dhe profesionalë për një sistem më funksional zgjedhor”.

“Ky sistem duhet t’iu përshtatet kushteve dhe rrethanave në Kosovë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.
XS
SM
MD
LG