Ndërlidhjet

Siri: Afro 500 të vrarë në përleshjet midis rebelëve


Siri
Siri
Afro 500 njerëz janë raportuar të vrarë në përleshjet midis militantëve të lidhur me Al Kaidën dhe luftëtarëve rebelë, gjatë javës së kaluar në veri të Sirisë.

Luftimet kanë nisur të premten e kaluar, kur fraksionet rebele janë bashkuar për të sulmuar bazat e grupit Shteti Islamik i Irakut dhe Levant.

Këto janë përleshjet më të rënda në mesin e kundërshtarëve të presidentit Bashar al-Assad, prejse ka nisur konflikti në Siri, në mars të vitit 2011.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut ka thënë se 482 njerëz janë vrarë në luftime, përfshirë 85 civilë.

Luftimet midis rebelëve dhe forcave të Assadit kanë vazhduar po ashtu, me dhjetëra rebelë të vrarë sot në qytetin Homs.
XS
SM
MD
LG