Ndërlidhjet

Karzai dënon sulmin në Kabul


Kabul - Presidenti i Afganistanit Hamid Karzai (Ilustrim)
Kabul - Presidenti i Afganistanit Hamid Karzai (Ilustrim)
Presidenti i Afganistanit Hamid Karzai ka dënuar sot sulmin e talebanëve në Kabul, ku si pasojë humbën jetën 21 veta, në mesin e të cilëve 13 ishin shtetas të huaj në Afganistan.

Karzai ka nënvizuar se lufta kundër kryengritësve afgan do të mbaroj vetëm kur trupat e huaja të kenë për cakt “elementet e terrorizmit”.

Sipas tij, nëse paqeruajtësit e NATO-së, “duan të jenë partner dhe aleat me afganët, ata duhet të kenë për cak terrorizmin”, ka thënë Karzai.

Ai ka paralajmëruar forcat e NATO-së se po ngatërrojnë “terroristët dhe viktimat”, një aluzion sipas Karzait, për operacionet e perëndimorëve që shpesh kanë shkaktuar vdekjen e civilëve.
XS
SM
MD
LG