Ndërlidhjet

Rusi: Putin kërkon autorizim për përdorim të ushtrisë në Ukrainë


Vladimir Putin
Vladimir Putin
Kremlini thotë se presidenti Vladimir Putin ka kërkuar autorizim nga Dhoma e Epërme e Parlamentit të Rusisë për përdorim të forcave të armatosura të Rusisë në Ukrainë.

Pritet që kërkesa të miratohet shpejtë.

Kremlini tha se Putin ka kërkuar autorizim për vendosjen e ushtarëve për t’i mbrojtur jetët e rusëve etnikë në Ukrainë dhe forcat e armatosura ruse, që e kanë bazën në rajonin e Krimesë në Ukrainë.

Sipas njoftimit, Vladimir Putin ka kërkuar autoritzim derisa të “normalizohet” situata politike në Ukrainë.
XS
SM
MD
LG