Ndërlidhjet

Hollande, Obama: Bisedime për sanksione të reja kundër Rusisë


Barack Obama (djathtas) dhe Francois Hollande gjatë një takimi në Uashington në shkurt të këtij viti
Barack Obama (djathtas) dhe Francois Hollande gjatë një takimi në Uashington në shkurt të këtij viti
Presidenti i Francës, Francois Hollande, ka biseduar e presidentin amerikan, Barack Obama, për sanksionet e mëtejshme perëndimore kundër Rusisë, ka njoftuar sot presidenca franceze.

Të dy presidentët janë shprehur të shqetësuar për dhunën aktuale në pjesën lindore të Ukrainës, ku grupet proruse i kanë okupuar ndërtesat qeveritare.

Zoti Hollande ka thënë se shpreson se takimi i 17 prillit i përfaqësuesve të Ukrainës, Rusisë, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, do ta “filloj dialogun” për uljen ne tensioneve.

Zoti Hollande, poashtu, ka biseduar për masat e ardhshme të mundshme kundër Moskës edhe me kryeministrin e Britanisë, David Cameron.

Shtetet perëndimore janë kërcënuar me sanksione të reja kundër Rusisë, për shkak të aneksimit të Krimesë në Ukrainë, dhe për rolin e dyshuar të Moskës në mbështjetjen e protestuesve prorusë në pjesën lindore të Ukrainës.
XS
SM
MD
LG