Ndërlidhjet

Serbi: Kuvendi e zgjodhi qeverinë, kryeministër Vuçiq


Aleksandar Vuçiq gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e Serbisë
Aleksandar Vuçiq gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e Serbisë
Kuvendi i Serbisë sot e ka zgjedhur qeverinë e re të Serbisë, e cila do të udhëhiqet nga kryeministri Aleksandar Vuçiq.

Në qeverinë e re do të jenë 16 ministra dhe dy ministra pa portofol. Ish-kryeministri Ivica Daçiq, do të jetë zëvendëskryeministër dhe ministër i punëve të jashtme.

Në Kuvendin e Serbisë për qeverinë e re votuan 198 deputetë, 23 ishin kundër, 6 vetë abstenuan, ndërsa një deputet nuk deshi të votoj.

Partia Progresive e zotit Vuçiq e ka fituar shumicën prej 158 vendeve në parlamentin, me 250 deputetë, në zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura më 16 mars.

Bashkimi Evropian i ka hapur bisedimet për pranim me Serbinë këtë vit, pasi Serbia është pajtuar për normalizimin e raporteve me Kosovën.
XS
SM
MD
LG