Ndërlidhjet

Sllovakia pranon të dërgoj gaz në Ukrainë


Ilustrim
Ilustrim
Sllovakia ka vendosur që të përdorë rezervat e saj të gazit për ti dërguar ato në Ukrainë.

Ukraina po përballet me një kërcenim nga Rusia se do ta ndërpresë furnizimin me ga, për shkak të borgjit që Ukraina e ka ndaj Rusisë.

Operatori sllovak Eustream dhe ai i Ukrainës Ukrtrangas, janë duke bërë përgatitjet që memorandumin ta nënshkruajnë gjatë ditës së sotme, në Bratisllavë.

Marrëveshja është arritur gjatë bisedimeve të zhvilluara të shtunen në Kiev.

Sllovakia do të përdorë gazin që e ka në një tubacsion në qytetin Vojany ndërsa do ta përcjell atë për në qytetin perëndimor të Ukrainës, Uzhhorod.

Furnizimet sllovake do të plotësojnë një të pestat e nevojave të Ukrainës.

Ukraina ka arritur tashmë marrëveshje të ngjashme me Hungarinë dhe Poloninë, me qëllim që ta zvogëloj vartësinë e saj nga gazi rus.
XS
SM
MD
LG