Ndërlidhjet

Kryeministri irakian, i sigurtë se ka fituar në zgjedhje


Kryeministri irakian, Nuri al-Maliki
Kryeministri irakian, Nuri al-Maliki
Teksa ka filluar numërimi i votave si rezultat i zgjedhjebe të mbajtura dje në Irak, kreyministri Nuri al-Maliki, është shprehur se është i sigurtë në fitoren e tij.

Iraku ka mbajtur dje zgjedhjet e para parlamentare që nga tërheqja e forcave amerikane nga Iraku, tre vite më parë.

Grupet militante që ishin zotuar se do ta prishin procesin e votimit, janë sfiduar nga rreth 60 për qind e popullatës irakiane që kanë marrë pjesë në zgjedhje.

Më shumë se 9 mijë kandidatë nga 277 parti politike, kanë konkurruar për 328 vendet e legjislaturës irakiane.

Maliki i cili është udhëheqës i partisë islamike Dawa, ka kandiduar për një mandat të tretë si kryeministër.

Ai është shprehur i sigurtë në fitore dhe vetëm ka shtuar se po e pret “madhështinë e fitores”.

Qindra mijëra policë dhe ushtarë ikarianë, kanë qenë të pranishëm në të gjithë Irakun me qëllim të mbrojtjes së miliona votuesve që kanë marrë pjesë në zgjedhje.

Si rezultat i incidenteve që kanë ngjarë, janë vrarë të pakten 14 persona, ndërsa janë plagosur 16 të tjerë.
XS
SM
MD
LG