Ndërlidhjet

Dhjetë të vdekur nga një shpërthim në Somali


Ilustrim
Ilustrim
Të pakten 10 persona janë vrarë, si rezultat i një shpërtthimi që ka ngjarë sot në qytetin Baidoa në jug të Somalisë.

Policia dhe stafi mjekësor e kanë konfirmuar numrin e të vdekurve duke bërë me dije se eksplozivi ka shpërthyer duke e pasur për cak një zyrtarë të lartë.

“Në shënjestër të këtij sulmi ishte makina me të cilën po vozitej një zyrtarë i lartë”, ka njoftuar zëdhënësi i policisë, Mohamed Moalim Abdirahman.

Punonjësi mjekësor Mohamed Adan, ka bërë me dije se gjashtë persona kanë vdekur në vend dhe trupat e tyre janë dërguar në morg, tre të tjerë kanë vdekur në spital pas plagëve të marra, ndërsa një tjetër po ashtu ka vdekur në vendgjarje dhe trupi i tij është marrë menjëherë nga familjarët.

Qyteti ku ka ndodhur shpërthimi është nën kontrollin e forcave qeveritare.

Askush deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin.
XS
SM
MD
LG