Ndërlidhjet

Seperatistët në lindje kërkojnë praninë e forcave ruse


Seperatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës
Seperatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës
Kryetari i vetshpallur i qytetit të Slovyanskut në Ukrainën lindore, ka thënë sot se në këtë rajon nevojitet prania e trupave ruse me qëllim që të sigurohet stabiliteti dhe paqja.

Udhëheqësi i vetshpallur i seperatistëve pro-rusë, Vyacheslav Ponomaryov, teksa ka folur një ditë pas organizimit të referendumit, ka thënë se trupat ukrainase në këtë pjesë tashmë janë pushtues, ngase 80 për qind e popullit, i ka thënë po vetqeverisjes dhe ndarjes nga Ukraina.

Referendumi i mbajtur është dënuar nga Ukraina dhe qeveritë perëndimore.

“Ata (forcat ukrainase) duhet të shkojnë. Ne do ta mbrojmë territorin tonë”, ka thënë ai teksa ka folur në ndërtesën administrative në Slovyansk të Ukrainës, objekt i cili është i kontrolluar nga seperatistët pro-rusë.

“Unë e mbështes praninë e forcave ruse këtu ngase truopat ruse na nevojiten për të siguruar stabilitet dhe një jetë të qetë në të ardhmen në këtë rajon”, ka shtuar më tutje ai.
XS
SM
MD
LG