Ndërlidhjet

Pakistani me fushatë anti-poliomelit


Ilustrim
Ilustrim
Pakistani do të kërkojë që të gjithë udhëtarët që lënë vendin, përfshirë gratë shtatzëna, të marrin vaksinën kundër poliomelitit.

Vendimi do të hyjë në fuqi nga data 1 qershor.

Ministria e Shëndetësisë e Pakistanit ka thënë se ai përkon me vendimin e Organizatës Botërore të Shëndetëisë që udhëzon udhëtarët e të gjitha moshave që të vaksinohen.

OBSH-ja ka thënë muajin e kaluar se përhapja e poliomelitit mund të shkatërrojë afro 30 vjet punë për çrrënjosjen e sëmundjes.

Ajo ka identifikuar Pakistanin, Sirinë dhe Kamerunin si vende që kanë lejuar virusin të përhapet përtej kufijve të tyre.
XS
SM
MD
LG