Ndërlidhjet

Turchynov: Nuk do të përulemi përballë shantazheve


Oleksandr Turchynov
Oleksandr Turchynov
Ushtruesi i detyrës së presidentit të Ukrainës Oleksandr Turchynov, në fjalën e tij hyrëse gjatë bisedimeve të sotme të nisura në Kiev me qëllim që të normalizohet situata në lindje të Ukrainës, ka thënë se qeveria ukrainase është e gatshme që të bisedoj me përfaqësuesit e rusëve në rajonet në lindje të Ukrainës.

Por sipas tij, Ukraina nuk do të përulet përballë shantazheve të seperatistëve të armatosur pro-rusë.

“Ata që po mbajnë armë në dorë dhe që po luftojnë kundër shtetit të tyre pas diktimit nga një vend fqinj, do të përgjigjen para ligjit”, ka thënë Turchynov.

Bisedimet në Kiev janë të ndërmjetësuara nga Gjermania ndërsa po mbahen sipas planit të OSBE-së.

Në këtë takim që ka nisur sot në orët e pasdites, nuk po marrin pjesë përfaqësuesit e seperatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës.
XS
SM
MD
LG