Ndërlidhjet

Brasseur: Situata në Azerbaixhan, a përkeqësuar


Anne Brasseur
Anne Brasseur
Presidentja e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE) ka kritikuar ashpër autoritetet e Azerbajxhanit mbi gjendjen e të drejtave të njeriut në vend.

Anne Brasseur, në një vizitë në Baku më 23 maj, tha se situata duket se është përkeqësuar në disa fusha, duke përfshirë lirinë e shprehjes, lirinë e organizimit dhe lirinë e grumbullimit.

Ajo tha se ishte "më shumë se e brengosur", derisa Azerbajxhani aktualisht mban kryesinë e Këshillit të Komitetit të Ministrave të Evropës.

Brasseur tha gjithashtu se shpresonte se aktivist i të drejtave të njeriut i Azerbaixhanit, Ilqar Mammadov, së shpejti do të lirohet.

Mammadov u burgos kohët e fundit dhe u dënua me shtatë vjet, për organizimin dhe pjesëmarrjen në protesta masive në qytetin verior të Ismailli, për të kërkuar dorëheqjen e një lideri provincial.

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut më 22 Maj përshkroi arrestimin Mammadoviy si një "kufizim të pajustifikuar të lirisë."
XS
SM
MD
LG