Investime të jashtme nuk mund të ketë pa institucione të qëndrueshme dhe stabilitet politik dhe të sigurisë. Betejat politike duhet të zhvillohet në kuadër të institucioneve, pasi kjo do të ketë pasoja ndaj investitorëve të jashtëm të cilët kërkojnë ambient të qetë dhe të sigurt për të sjellë kapitalin e tyre.
Kështu thotë për Radion Evropa e Lirë, Dimitar Bogov, Guvernator i Bankës Popullore të Maqedonisë.
Deklaratat e tij kanë të bëjnë me bojkotin e Kuvendit nga ana e opozitës por edhe incidentet e fundit ndëretnike që po ashtu reflektohen ndaj rrjedhave ekonomike të vendit.
“Ekonomia kërkon një ambient të qetë, kërkon qëndrueshmëri për punë si dhe institucione stabile funksionale. Do të ishte mirë që të gjitha betejat politike të zhvillohen brenda institucioneve, pasi në të kundërtën, investitorët e huaj nuk ndjehen të sigurt dhe hezitojnë të sjellin kapitalin e tyre këtu", thekson Bogov.
Por, ai beson se përveç problemit me opozitën që nuk reflektohet mirë në sferën e investimeve të jashtme, institucionet funksionojnë dhe se parashikimet ekonomike po realizohen sipas dinamikës së paraparë.
"Është me rëndësi që institucionet tona të funksionojnë. Probleme politike ka në të gjitha vendet, diku janë më të mëdha, e diku më të vogla. Në një vend si Maqedonia, ku demokracia është e re, janë të mundshme edhe tensione më të mëdha politike, por ato duhet të jenë në kuadër të normave të lejuara", thotë Bogov.
Por, njohësit e çështjeve ekonomike theksojnë se stabiliteti politik dhe siguria janë elementet kryesore që ndikojnë në investimet e jashtme.
Bilall Kasami, profesor i ekonomikë në Universitetin Ballkanik të Shkupit, thotë se në Maqedoni thuajse çdo ditë ndodhin incidente, në veçanti të natyrave ndëretnike ndërsa kur kësaj i shtohen edhe ato politike, atëherë është vështirë të priten investime të jashtme.
“Investimet janë një çështje shumë delikate, jashtë atij elementi të pastër ekonomik ku investitori vlerëson profitabilitetin apo realizimin e investimit dhe kur kësaj i shtohet edhe elementi joekonomik, në këtë rast klima politike, mendoj se edhe më shumë e rëndon situatën. Kjo reflektohet jo vetëm tek investitorët e jashtëm, por edhe tek ata të brendshëm, pra, tek kompanitë ekzistuese të cilat në këtë rast do të hezitonin të investonin nëse kanë ndonjë ide biznesi në ndonjë sektor të caktuar“, thotë Kasami.
Sipas tij, fajin për këtë gjendje e mbajnë institucionet të cilat bëjnë politikë të pakuptimtë, në njërën anën shpenzojnë miliona për fushatë propagandistike për të tërhequr investitorë nga jashtë kurse në anën tjetër me veprimet e tyre politike nxisin tensione që dëmtojnë fushatën për tërheqjen e investimeve.
“Fatkeqësisht shteti apo qeveria shpenzon mjete të shumta buxhetore, nga financat publike apo të taksapaguesve për tërheqjen e investitorëve të jashtë nga vizitat e shumta që bëjnë jashtë shtetit dhe nga ana tjetër nuk investon aspak apo ndoshta në disa momente me disa veprime të saj shkakton edhe efekte negative ndaj investimeve të jashtme. Kjo është një kontradiktë që ndodhë me ose pa vetëdije me veprimet e kësaj qeverie“, thotë Kasami.
Sipas të dhënave të Bankës Popullore në muajin e parë të këtij viti në Maqedoni janë regjistruar gjithsej 16.3 milion euro investime të jashtme, shifër kjo dy herë më e vogël se ajo e periudhës së njëjtë të vitit 2013 kur ishin regjistruar 34 milionë euro investime.