Ndërlidhjet

Në Pakistan vritet një kardiolog amerikan


Ilustrim
Ilustrim
Forcat policore të Pakistanit kanë njoftuar se persona të armatosur e kanë vrarë një kardiolog amerikan i cili është me prejardhje nga pakica Ahmadis në Pakistan.

Oficeri i policisë, Shukat Ali, ka thënë se dy personat e armatosur teksa po lëviznin me një motoçikletë, kanë shtënë disa herë në drejtim të kardiologut Mehdi Alli Qamar, duke e lënë atë të vrarë para syve të bashkëshortes dhe djalit të tij, të cilët kanë shpëtuar pa u lënduar.

Policia ka njoftuar se kjo familje, kishte arritur para dy ditësh nga Shtetet e Bashkuara për një vizitë një javore, gjatë së cilës mjeku do të kontrollonte disa pacientë në një spital lokal.

Pakica Ahmadis të cilës i ka takuar edhe mjeku, e konsiderojnë vetën mysliman por si të tillë, janë janë të ndaluar nga Pakistani që ta paraqesin vetën.
XS
SM
MD
LG