Ndërlidhjet

SHBA: Kievi të punojë me agjencitë e OKB-së


Pamje e një ndërtese të goditur nga plumbat në periferi të qytetit Luhanks në pjesën lindore të Ukrainës
Pamje e një ndërtese të goditur nga plumbat në periferi të qytetit Luhanks në pjesën lindore të Ukrainës
Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar që Kievi të punoj me agjencitë e Kombeve të Bashkuara dhe grupet e tjera humanitare, për të siguruar largim të sigurt të civilve nga luftimet në pjesën lindore të Ukrainës.

Këto komente zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Jen Psaki, i ka bërë mbrëmë vonë në Uashington, pasi presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka urdhëruar krijimin e “korridoreve” të evakuimit për t’i ndihmuar civilët, që të largohen nga luftimet e forcave qeveritare me separatistët prorusë në pjesën lindore të Ukrainës.

Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, e ka mirëpritur lëvizjen e Poroshenkos duke e cilësuar si “hap në drejtim të duhur”.
XS
SM
MD
LG