Ndërlidhjet

Brazil: Sot në program dy ndeshje eliminuese


Pamje nga takimi Kolumbia - Uruguaji
Pamje nga takimi Kolumbia - Uruguaji

Në kuadër të ndeshjeve eliminuese në Kampionatin Botëror të Futbollit në Brazil, sot zhvillohen dy takime: Holanda – Meksika (në orën 18:00) dhe Kostarika – Greqia (22:00).

Nga ana tjetër, mbrëmë, në dy duelet e para eliminuese, Brazili e mundi Kilin merezultat 3:2, pas ekzekutimit të penaltive, meqë ndeshja në kohë të rregullt përfundoi baras me rezultat 1:1.

Në ndeshjen tjetër, Kolumbia e mundi Uruguajin me rezultat 2:0, dhe për të parën herë u kualifikua për çerekfinale në Kampionatin Botëror. Në çerekfinale ndeshen Brazili – Kolumbia.

XS
SM
MD
LG