Ndërlidhjet

Kabuli shtyn shpalljen e rezultateve presidenciale


Afganistan
Afganistan

Komisioni i Pavarur Zgjedhor i Afganistanit ka thënë se shpallja e rezultateve fillestare nga balotazhi presidencial do të shtyhet deri më 7 korrik.

Kreu i këtij komisioni, Ahmed Nuristani, ka thënë se vonesa 5-ditëshe do të mundësojë auditimin e 1,930 qendrave të votimit, nga 23,000 sa ka pasur në gjithë vendin.

Ky hap ka për qëllim të rrisë besimin në procesin e numërimit të votave.

Kandidati Abdullah Abdullah, i cili më herët është parë si favorit, ka hedhur poshtë numërimin e votave nga balotazhi i 14 qershorit, duke thënë se ka pasur mashtrime, ndërsa kundërshtari i tij, Ashraf Ghani, ka deklaruar fitoren.

XS
SM
MD
LG