Ndërlidhjet

Vazhdojnë sulmet mes Izraelit dhe palestinezëve


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Ofenziva e Izraelit në Rripin e Gazës është duke vazhduar në ditën e saj të pestë.

Sipas autoriteteve mjekësore palestineze, numri i të vrarëve tani ka arritur në 121 palestinezë.

Shtatë persona raportohet se janë vrarë gjatë ditës së sotme kur dy grupe të njerëzve kanë qenë cak në afërsi të një xhamie në qytetin e Gazës, dhe një tjetër në afërsi të në xhamie në Jabaliya.

Izraeli i akuzon militantët palestinezë se po e sulmojnë territorin izraelit me raketa nga vendet fetare islame duke bërë që kështu të rrezikohen civilët.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, është zotuar se do ta vazhdojë ofenzivën ushtarake derisa militantët të ndalojnë sulmet me raketa nga Gaza, megjithë thirrjet ndërkombëtare për armëpushim.

Lëvizja islamiste Hamas e cila e kontrollon Gazën gjithashtu nuk është pajtuar të ndalojë sulmet.

Ushtria izraelite ka thënë se mbi 1 mijë caqe janë goditur prej nisjes së ofenzivës.

Militantët palestinezë kanë gjuajtur rreth 700 raketa nga Gaza për në territorin izraelit.

XS
SM
MD
LG