Ndërlidhjet

Arrestohet një komandant i lartë taliban


Adnan Rashid
Adnan Rashid

Forcat e sigurisë së Pakistanit kanë thënë se kanë arrestuar një komandant kryesor të grupit militant Tehrik-e-Taliban.

Adnan Rashid thuhet se është kapur në rajonin fisnor të Vaziristanit Jugor.

Një korrespondent i shërbimit pakistanez të Radios Evropa e Lirë, duke cituar burimet e inteligjencës, ka thënë se Rashid ka qenë duke u fshehur në një shtëpi në zonën Shakai, kur forcat e sigurisë e kanë bastisur atë tre ditë më parë.

Rashid është dënuar më vdekje për rolin e tij të dyshuar në një sulm kundër ish-presidentit të Pakistanit, Pervez Musharraf, në vitin 2003.

Ai ka qenë duke pritur ekzekutimin në një burg të qytetit Banu, por militantët e kanë sulmuar burgun më 2012 dhe e kanë liruar atë së bashku me afro 400 të burgosur të tjerë.

XS
SM
MD
LG