Ndërlidhjet

Irak: Shteti Islamik kontrollon edhe tri qyteza


Abu Bakr al-Baghdadi, personi që thuhet se është udhëheqësi i Shtetit Islamik (ARKIV)
Abu Bakr al-Baghdadi, personi që thuhet se është udhëheqësi i Shtetit Islamik (ARKIV)

Zyrtarët dhe banorët thonë se militantët e Shtetit Islamik kanë marrë sot nën kontroll edhe dy qyteza në veriun e Irakut.

Qytezat e Zumarit dhe Sinjarit, kanë rënë në duar të militantëve pas luftimeve të ashpra në mes të forcave kurde të Irakut dhe ekstremistëve islamik.

Reuters në anën tjetër raporton se luftetarët e Shtetit Islamik e kanë marrë sot nën kontroll edhe qytezën Wana, në afërsi të pendes së Mosulit në veri të Irakut.

Ofenziva për marrjen nën kontroll të territorit irakian nga Shteti Islamik ka nisur në muajin qershor.

XS
SM
MD
LG