Ndërlidhjet

Ban kërkon të bëhet më shumë për Jeziditë


Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, ka kërkuar sot nga shtetet e gjithë botës që të bëjnë më shumë civilët irakianë që janë larguar nga militantët islamik në Irak dhe janë fshehur në zonat malore të rajonit kurd.

“Gjendja e Jezidive dhe të tjerëve në malin e Sinxharit është veçanërisht pikëlluese”, iu ka thënë Ban gazetarëve, dhe ka shtuar se “situata në male është e rëndë”.

“I kërkoj komunitetit ndërkombëtar që të bëj më shumë për të ofruar përkrahjen që ata e kanë nevojë”, ka thënë ai.

XS
SM
MD
LG