Ndërlidhjet

Obama e mirëpret formimin e qeverisë së re të Irakut


Barack Obama duke folur me telefon në zyrën e tij në Shtëpinë e Bardhë
Barack Obama duke folur me telefon në zyrën e tij në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti amerikan, Barack Obama, e ka uruar Irakun për formimin e qeverisë së re dhe ka kërkuar bashkëpunim më të afërt në luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik.

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Obama ka folur me telefon me kryeministrin e Irakut, Haider al-Abadi, për ta uruar atë dhe popullin e Irakut, pasi parlamenti e ka miratuar qeverinë e re mbrëmë vonë.

“Presidenti i ka përshëndetur përpjekjet e kryeministrit Abadi dhe të liderëve të tjerë irakianë për formimin e qeverisë së re me bazë të gjërë dhe ka theksuar nevojën që Shtetet e Bashkuara dhe Iraku të vazhdojnë të punojnë së bashku me komunitetin ndërkombëtar, për ndërmarrjen e aksioneve për ta kundërshtuar kërcënimin nga Shteti Islamik në Irak dhe grupi Levant”, thuhet në kumtesën e Shtëpisë së Bardhë.

XS
SM
MD
LG