Ndërlidhjet

NATO: Kërcënimet vijnë nga IS dhe Rusia


Anders Fogh Rasmussen
Anders Fogh Rasmussen

Sekretari Gjeneral i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ka kërkuar nga anëtarët e aleancës që të qëndrojnë bashkë për t’i luftuar kërcënimet ndaj sigurisë që vijnë prej Rusisë dhe militantëve të Shtetit Islamik (IS).

Rasmussen, në fjalimin e tij lamtumirës, sot, në Bruksel, tha se aleanca duhet të qëndrojë e fortë si ‘forcë për liri’, dhe çdo herë e gatshme për të përdorur forcat ushtarake.

Ai ka thënë se Rusia ka shkelur të gjitha rregullat e marrëveshjes, të cilat e mbajnë Evropën në paqe, qysh nga lufta e Ftohtë.

Ndërsa ka përmendur edhe përfshirjen ruse në konfliktin në Ukrainë.

Rasmussen, të cilit mandati pesëvjeçar si udhëheqës i NATO-s i kalon më 30 shtator, ka thënë se ‘historia mëson se qetësia nuk të dërgon paqë’, përkundrazi i ‘nxit’ tiranët.

Ai ka shtuar se anëtarët e NATO-s, duhet të kuptojnë se sfidat e reja të sigurisë vijnë nga Rusia dhe militantët e Shtetit Islamik, dhe ato mund të zgjasin me vite.

XS
SM
MD
LG