Ndërlidhjet

5 të vdekur nga një shpërthim në Kinë


Ilustrim
Ilustrim

Pesë persona kanë vdekur, pas një shpërthimi që ka ndodhur në një fabrikë ilegale të fishekzjarrëve në jug të Kinës.

Policia në provincën Guizhou, është duke hetuar rastin, që shkaktojë shpërthim në fabrikën e fshatit Lanjiang sot në mëngjes, ku pesë përsona vdiqën dhe një tjetër është lënduar.

Kina, ka mbyllur dhjetëra fabrika ilegale të fishekzjarrëve, në përpjekje për të ndaluar aksidentet dhe rreziqet qe vijnë nga produktet e tilla.

Sidoqoftë, kjo industri mbetet burimi kryesor i ekonomisë për shumë zona të varfëra në Kinë.

Fishekzjarrët, përdoren në Kinë për të festuar raste të ndryshme, si martesa, apo hapjen e një biznesi të ri, por edhe për ritualet mortore.


XS
SM
MD
LG