Ndërlidhjet

Vdes një person, nga një shpërthim në Azerbejxhan


Ilustrim
Ilustrim

Një shpërthim, që ka ndodhur, sot, në një dyqan në periferi të Bakut, kryeqytetit të Azerbejxhanit, ka vrarë një person dhe lënduar 4 të tjerë.

Mediat njoftojnë se, të paktën një person ka mbetur brenda dyqanit, ku zjarrfikësit, po përpiqen që të ndalin zjarrin e shkaktuar nga shpërthimi.

Ende nuk dihet se kush e ka shkaktuar shpërthimin.

Dyqani ‘Amy Market" është në katin e parë të një ndërtese të lartë, dhe ky shpërthim, nuk ka dëmtuar bizneset tjera përreth.

Ndihma e shpejtë mjekësore në Baku, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, se ‘shumë persona janë lënduar, dhe po iu ofrohet ndihma e parë’.

Në ndërkohë, Ministria e Rasteve Emergjente, ka njoftuar për vetëm katër persona të lënduar.

Detajet tjera, pritet të tregohen më vonë.

XS
SM
MD
LG