Ndërlidhjet

Dëshmitari: Pistorius është penduar dhe po vuan


Atleti afrikano-jugor, Oscar Pistorius
Atleti afrikano-jugor, Oscar Pistorius

Terapisti i Oscar Pistorius, ka thënë sot gjatë një seance gjyqësore, se Pistorius po e vuan thellë dhe është penduar për vrasjen e të dashurës së tij, ndërkohë që ekipi i tij mbrojtës ka thënë se klienti i tyre nuk duhet të burgosest, për vrasje nga pakujdesia të modeles, Reeva Stennkamp.

Atleti afrikano-jugor, Oscar Pistorius, me dy këmbë të amputuara, është shpallur fajtor për vrasje pa qëllim të së dashurës së tij, modeles Steenkamp.

Ndërsa javën që vjen, do të shpallet dënimi ndaj tij.

Ai kishte qëlluar me armë zjarri të dashurën Stennkamp, më 2013 ditën e Shën Valentinit.

"Disa nga seancat e tij, kanë kaluar vetëm duke qarë dhe unë duke e mbajtur atë”, ka thënë sot, terapisti i tij, Lore Hartzenberg, dëshmitari i parë i thirrur nga pala mbrojtëse.

“Unë mund të konformojë pendimin e tij dhe vuajtjet që ka”, ka shtuar Hartzenberg.

Dënimi ndaj Pistorius, përfshin disa ditë të argumentimit ligjor, gjatë të cilit gjykatësja Thokozile Masipa do të vlerësojë se çfarë lloj mase t’i shqiptohen atletit Pistorious.

Dënimi për vrasjen pa qëllim është në diskrecionin e gjykatësit dhe mund të shkojë nga dënimi me kusht deri në 15 vjet burgim.

XS
SM
MD
LG