Ndërlidhjet

Edhe një dënim me burg për ish Kryeministrin gjeorgjian, Vano Merabishvili


Ish Kryeministri i Gjeorgjisë, Vano Merabishvili
Ish Kryeministri i Gjeorgjisë, Vano Merabishvili

Ish Kryeministri i Gjeorgjisë, Vano Merabishvili është dënuar me tri vite burg, me akuzën se ka qenë i përfshirë në rastin e vrasjes së bankierit Sandro Girgvliani në vitin 2006.

Gjykata në Tbilisi, sot ka shpallur të fajshëm ish Kryeministrin Merabishvili, për falsifikimin e fakteve të këtij rasti. Në atë kohë, Merabishvilli, ka qenë Ministër i Punëve të Brendshme.

Ndryshe, ky nuk është dënimi i parë për Merabishvili, i cili tashmë gjendet në burg për një tjetër rast.

Merabishvilli, më 17 shkurt të këtij viti, është dënuar me pesë vite burg, me akuzën se ka bërë përpjekje për t’i blerë votuesit.

Dhjetë ditë më vonë, ai ka marrë 4.5 vjet burg për rolin e tij në shpërndarjen e një demonstrate të opozitës në Tbilisi në vitin 2011.

XS
SM
MD
LG