Ndërlidhjet

600 ushtarë amerikanë, të ekspozuar ndaj substancave kimike në Irak


Ilustrim
Ilustrim

Gazeta "The New York Times" shkruan se më shumë se 600 ushtarë amerikanë që kanë shërbyer në Irak që nga viti 2003, kanë thënë se ishin të ekspozuar ndaj substancave kimike atje.

Ky është një numër shumë më i lartë se i atyre që më parë i ka pranuar Pentagoni, e që ka thënë se ishin 17.

Kjo gazetë ka publikuar një numër të artikujve gjatë muajit të kaluar, duke cituar trupat ushtarake të SHBA-ve që kanë përshkruar trajtimin e një arsenali të shkatërruar të substancave kimike, që kanë mbetur nga viti 1980.

Disa prej tyre i kanë thënë gazetës, se i’u është thënë që të mos flasin.

Sekretari amerikan i Mbrojtjës, Chuck Hagel, ka urdhëruar të bëhet një rishikim i brendshëm i të dhënave usharake, pas publikimit të këtij raporti në gazetë.

Në këtë shqyrtim, Pentagoni ka gjetur se 629 ushtarë amerikanë janë përgjigjur me "po" kur janë pyetur pak kthimit nga Iraku, nëse ata mendonin se ishin të ekspozuar ndaj ndonjë substance kimike apo radiologjike gjatë luftës.

XS
SM
MD
LG