Ndërlidhjet

Studentët e Hong Kongut s'lejohen në Pekin


Nga protestat në Hong Kong më 21 tetor.
Nga protestat në Hong Kong më 21 tetor.

Tre udhëheqës të protestave për demokraci në Hong Kong nuk janë lejuar të udhëtojnë në Pekin, ku kanë shpresuar të takojnë zyrtarët kinezë.

Atyre u është thënë në aeroport se lejet e udhëtimit janë anuluar nga Kina.

Federata e Studentëve të Hong Kongut ka udhëhequr gjashtë javë të protestave masive, që kanë bllokuar disa pjesë të këtij qyteti.

Protestuesit kërkojnë të drejtën që Hong Kongu të zgjedhë vetë kandidatët për zgjedhjen e kryetarit më 2017.

Por, Pekini, i cili ka kontroll mbi Hong Kongun, ka refuzuar, duke thënë se ai do të emërojë garuesit.

XS
SM
MD
LG