Ndërlidhjet

Ikja eventuale e Britanisë nga BE-ja - “katastrofë”


Matteo Renzi
Matteo Renzi

Largimi eventual i Britanisë nga Bashkimi Evropian do të ishte “katastrofë” edhe për vetë atë, edhe për bllokun 28-anëtarësh, ka thënë kryeministri i Italisë, Matteo Renzi.

Kryeministri britanik, David Cameron, ka thënë se do të rinegociojë lidhjet e Britanisë me BE-në, pëpara referendumit për anëtarsinë më 2017, nëse konservatorët e tij rizgjidhen vitin e ardhshëm.

Cameron favorizon mbetjen në një BE të reformuar, por ka paralajmëruar se betejat e fundit, përfshirë rritjen e kontributit britanik në buxhetin e BE-së, e kanë bërë të vështirë për Britaninë që të mbetet brenda bllokut.

“Kjo do të ishte katastrofë, katastrofë për Evropën, por besoj edhe për vetë Mbretërinë e Bashkuar”, ka thënë Renzi për Sky News.

“Ne kemi nevojë për një Britani që të investojë në ide të ndryshme në Evropë”, ka shtuar ai.

XS
SM
MD
LG