Ndërlidhjet

SHBA: Vaksina Ebola duket e sigurt në testet e para


Një vaksinë eksperimentale kundër sëmundjes Ebola duket e sigurt dhe ka shkaktuar shenja të mbrojtjes së imunitetit te 20 vullnetarët e parë gjatë testeve, kanë njoftuar ekspertët amerikanë mbrëmë vonë.

Vaksina ka për qëllim nxitjen e prodhimit të antitrupave kundër Ebolës në sistemin imun, dhe njerëzit e kanë zhvilluar atë brenda katër javësh, sa kanë marrë sasi të vaksinës në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë në Shtetet e Bashkuara, raporton agjencia AP nga Uashingtoni.

Gjysma e grupit për testim ka marrë doza më të larta dhe këta njerëz kanë prodhuar më tepër antitrupa, thuhet në një studim të publikuar në revistën New England Journal of Medicine.

Këto zhvillime janë vlerësuar si “faktor premtues” nga doktor Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Infektive në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë, punonjësit e të cilit e udhëheqin punën.

XS
SM
MD
LG