Ndërlidhjet

Zgjaten bisedimet e OKB-së për klimën


Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, në Peru.
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, në Peru.

Kombet e Bashkuara po vazhdojnë bisedimet për klimën edhe gjatë fundjavës, edhe pse ka qenë e paraparë që ato të përfundojnë të premten.

Delegatë nga më shumë se 190 vende të botës kanë zhvilluar takime në Lima të Perusë për dy javë të plota, në përpjekje për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për frenimin e ndryshimeve klimatike.

Megjithatë, dallimet janë shfaqur midis vendeve të industrializuara dhe atyre në zhvillim.

Të parat duan që të kontrollohet emetimi i dioksidit të karbonit dhe gazrave të tjera serrë, ndërsa të dytat kërkojnë mbështetje financiare që do t’iu ndihmonte atyre të absorbojnë efektet e ndryshimeve klimatike.

XS
SM
MD
LG