Ndërlidhjet

Qeveria e Irakut miraton draft-buxhetin e vitit 2015


Qeveria e Irakut
Qeveria e Irakut

Kabineti i qeverisë irakiane e ka miratuiar sot në parim draft-buxhetin prej 103 miliardë dollarësh, për vitin 2015.

Ministri i financave, Hoshiyar Zebari, ka thënë se projekt-buxheti do të paraqitet dhe do të diskutohet në kuvend më datën 24 dhjetor.

Sipas tij, nevojiten edhe disa përmirësime të vogla në projekt-ligj pas vërëjtjeve të dhëna nga komisioni i udhëhequr nga kryeministri Haider al-Abadi.

Iraku nuk kishte buxhet të miratuar për vitin 2014 ngase qeveria shiite e udhëhequr nga kryeministri Nuri-al Maliki, nuk ishte në gjendje që ta kalonte projekt-ligjin për shkak të përkeqsimit të marrëdhënieve mes sunitëve dhe kurdëve.

Lidhjet me rajonin kurd të Irakut janë përmirësuar pasi që udhëheqësit irakianë kanë bashkëpunuar me kurdët kundër militantëve të Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG