Ndërlidhjet

Daçiq: Nuk do të ndryshoj asgjë në dialogun me Kosovën


Ivica Daçiq
Ivica Daçiq

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka paralajmrëuar se sa i përketë dialogut për normalizim të raporteve me Kosovës, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, nuk do të ndryshoj asgjë.

“Mendoj se është shumë me rëndësi të theksohet fakti se secili vendim i bërë në Bruksel, ishte bërë në koordinim me presidentin Tomisllav Nikolliq, dhe qeverinë e Serbisë, derisa unë isha kryeminsitër, siç është rasti tash kur Aleksandar Vuçqi është kryeministër. Jam i sigurt se kjo do të vazhdoj në mënyrë të njejtë”, tha Ivica Daçiq në intervistën për Radion Evropa e Lirë.

Këto komente u bënë derisa Serbia prej sot e merr kryesinë e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) nga Zvicra.

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiqi, pritet që më 15 janar në selinë e OSBE-së në Vjenë, t’i paraqes prioritetet e presidencës së Seerbisë.

XS
SM
MD
LG