Ndërlidhjet

Kurti e quan tinëzare marrëveshjen Mustafa - Vuçiq


Albin Kurti
Albin Kurti

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e ka cilësuar si tinëzare marrëveshjen për gjykatat në veri të Kosovës, të arritur në takimin e 9 shkurtit në Bruksel ndërmjet kryeministrave Isa Mustafa dhe Aleksandar Vuçiq.

Vetëvendosje është subjekti i vetëm politik në Kosovë që ka kundërshtuar në vazhdimësi dialogun Prishtinë - Beograd që po zhvillohet me ndërmjetësimin e Brukselit.

“Kemi një marrëveshje të re që bëhet në Bruksel se si të ndahet gjyqësia e Kosovës nga Mustafa e Vuçiqi midis serbëve e shqiptarëve. Gjithmonë me një kryetar serb aty”, ka thënë Kurti.

Ai ka sqaruar se nuk e ka parë marrëveshjen.

"Nuk kemi se si ta shohim për shkak se edhe bisedimet e zhvilluara në Bruksel, edhe marrëveshja atje janë zhvilluar tinëz popullit të Kosovës dhe Kuvendit të Republikës”, ka deklaruar Kurti.

Sipas tij, ky dialog nuk ka si qëllim normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës e Serbisë, por është dialog për sabotimin e shtetësisë së Kosovës.

XS
SM
MD
LG