Ndërlidhjet

Gazetarët e Al-Jazeeras arrijnë në shtëpitë e tyre


Gazetarët Mohammed Fahmy adhe Baher Mahmoud
Gazetarët Mohammed Fahmy adhe Baher Mahmoud

Dy gazetarët e Al-Jazeeras janë liruar sot nga burgu në Egjipt derisa një ditë më parë ishte shqiptuar vendimi lirues.

Ata sipas familjarëve, janë liruar pas më shumë se 400 ditësh të qëndrimit në burg ndërsa sot kanë arritur në shtëpi.

Gjykata në Kajro e ka urdhëruar dje lirimin e Mohammed Fahmy dhe Baher Muhammad, por rastet ndaj tyre nuk i ka mbyllur.

Ata janë të obliguar që çdo ditë të lajmërohen në polici deri në rigjykimin e rastit të tyre.

Qytetari i Kanadasë Fahmy, u lirua pas pagesës së prej 32,765 dollarëve, derisa qytetari i Egjiptit, Muhammad, u lirua pa pagesë.

Ata së bashku me gazetarin australian, Peter Greste, ishin arrestuar dhe gjykuar nën akuzat për raportim të rremë dhe për mbështetje të Vllazërisë Myslimane.

Fahmy së fundi ha hequr dorë nga shtetësia egjiptiane në mënyrë që të jetë i ligjshëm deportimi i tij në Kanada.

Verën e kaluar, që të tretë janë dënuar me së paku shtatë vite burg.

Rigjykimi i tyre ishte caktuar për datën 1 janar por i njëjti pritet të mbahet më 23 shkurt.

XS
SM
MD
LG