Ndërlidhjet

Gjeorgjia dënon marrëveshjen Rusi - Oseti e Jugut


Ilustrim
Ilustrim

Gjeorgjia e ka dënuar një marrëveshje të “kufirit shtetëror” që është nënshkruar nga Moska dhe rajoni i shkëputur gjeorgjian, Oseti e Jugut.

Përmes një deklarate të lëshuar disa orë pasi që marrëveshja është nënshkruar dje, Ministria e Jashtme e Gjeorgjisë e ka quajtur nënshkrimin e dokumentit “një tjetër veprim kundër sovranitetit dhe integritetet territorial të Gjeorgjisë”.

Gjatë muajit nëntor, Moska e ka nënshkruar një dokument për të pasur një “aleancë dhe partneritet strategjik” me qeverinë separatistë në Abkhazi.

Moska pati paralajmëruar se e ka në plan që një marrëveshje të tillë ta nënshkruaj edhe me Osetinë e Jugut.

Moska i ka njohur Abkhazinë e Jugut dhe Osetinë e Jugut si dy vende të pavarura, pas një lufte pesë-ditore me Gjeorgjinë në vitin 2008.

XS
SM
MD
LG