Ndërlidhjet

Hollande do ligje më të ashpra kundër nxitjes së urrejtjes


Francois Hollande, foto nga arkivi
Francois Hollande, foto nga arkivi

Presidenti i Francës, Francois Hollande, ka paraqitur disa propozime për forcimin e ligjeve ndaj krimeve anti-semitike dhe raciste.

Duke folur në një darkë të një grupi hebre në Paris, Hollande ka thënë se hebrenjtë janë të mirëpritur dhe të sigurtë në Francë.

Ai po ashtu ka theksuar se myslimanët janë duke u sulmuar gjithnjë e më shumë.

Propozimet e tij vijnë pas sulmeve të militantëve islamikë muajin e kaluar në Paris, të cilat kanë vrarë 17 persona, në mesin e tyre disa hebrenj.

Franca vazhdon të jetë në gatishmëri të lartë pas sulmeve.

Në darkën e organizuar të hënën në mbrëmje, Hollande ka thënë se "do sanksione më të shpejta dhe më efektive" kundër gjuhës së urrejtjes.

XS
SM
MD
LG