Gjykata Supreme Kushtetuese e Egjiptit ka vendosur sot që një nen në ligjin që ka të bëjë me zgjedhjet është jo kushtetues, duke hapur kështu mundësinë për shtyerjen e zgjedhjeve parlamentare.
Këto zgjedhje janë paraparë të mbahen në muajin mars apo prill.
Egjipti ka funksionuar pa parlament prej qershorit të vitit 2012, kur një gjykatë e shpërndau parlamentin e zgjedhur në mënyrë demokratike, duke lënë në hije një nga arritjet më të mëdha prej protestave të mëdha të vitit 2011, që çuan deri te largimi i diktatorit Hosni Mubarak nga pushteti.