Ndërlidhjet

Presidenti jemenas zgjeron ndikimin në jug të vendit


Presidenti jemenas, Abd-Rabbu Mansour Hadi - Arkiv
Presidenti jemenas, Abd-Rabbu Mansour Hadi - Arkiv

Forcat besnike ndaj presindetit jemenas, Abd-Rabbu Mansour Hadi, të enjtën e kanë sulmuar një kamp ushtarark në Aden, që udhëhiqet nga rivalët e tij duke e zgjeruar kështu kontrollin në qytetin jugor të Jemenit.

Reuters e ka raportuar lajmin duke u mbështëtur në informacionet e burimeve ushtarake dhe pjesëtarët e milicisë që kanë hyrë në këtë kamp.

Ata kanë thënë se nuk dihet fati i komandantit të forcave speciale të kampit, Gjeneral Abdel Hafez al Saqqaf, i cili kohë më parë e kishte hedhur poshtë një urdhër nga Hadi, që detyrën t’ia dorëzojë një oficeri tjetër.

XS
SM
MD
LG