Ndërlidhjet

Indi: 22 persona e humbin jetën në aksidentin me tren


Ilustrim
Ilustrim

Së paku 22 persona janë vrarë dhe mbi 50 të tjerë janë lënduar sot gjatë një aksidenti me tren në shtetin Utar Pradesh të Indisë, raporton agjencia gjermane e lajmeve, DPA.

Aksidenti ka ndodhur kur dy vagona të trenit që shkonte nga qyteti malor i Dehradunit për në qytetin tempull të Varanasit, dolën nga binarët.

Aksidente të tilla nuk janë diçka e pazakont për rrjetin hekurudhor të Indisë, që çdo ditë transporton deri në 20 milionë pasagjerë.

Pas aksidentit ka reaguar ministri federal i hekurudhës, Suresh Prabhu, duke thënë se ai e ka bërë prioritet sigurinë në rrjetin hekurudhor të këtij shteti federal indian.

XS
SM
MD
LG