Ndërlidhjet

Talibanët vrasin 5 punëtorë të “Save the Children”


Afganistan
Afganistan

Autoritetet afgane thonë se kanë zbuluar trupat e pesë punonjësve lokalë të një agjencie të ndihmës, të cilët janë rrëmbyer nga talibanët më shumë se një muaj më parë, në provincën Uruzgan.

Zëdhënësi i qeverisë provinciale, Doost Muhammad Nayab, ka thënë se burrat që kanë punuar për grupin ndërkombëtar të ndihmës Save the Children janë “qëlluar brutalisht në fytyrë” nga militantët.

Nayab ka thënë se talibanët kanë kërkuar lirimin e disa militantëve të arrestuar në këmbim të lirimit të punëtorëve.

Por, zyrtarët e provincës Uruzgan nuk kanë pasur autoritet për lirimin e të burgosurve talibanë, ka thënë Nayab.

Trupat janë gjetur në kryeqytetin e provincës, Tarinkot.

Njëri nga të vrarët ka qenë nga provinca lindore Nangarhar, ndërsa katër të tjerët nga Uruzgani.

Edhe Uruzgani, edhe Nangarhari janë vatra të aktiviteteve militante në Afganistan.

XS
SM
MD
LG