Ndërlidhjet

Zyrtari i lartë pakistanez i mbijeton sulmit me bombë


Politikani pakistanez, Aftan Ahmad Khan Sherpao, në mes - Arkiv
Politikani pakistanez, Aftan Ahmad Khan Sherpao, në mes - Arkiv

Një oficer policie i Pakistanit është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur kur një një sulmues vetvrasës ka bërë përpjekje të vrasë një politikan të lartë në krahinën veriperëndimore të Kiver Paktunvës.

Autoritetet kanë thënë se Aftab Ahmad Sherpao, udhëheqësi i partisë “Ëatan Qaumi”, dhe ish ministër i brendshëm i Pakistanit ka qenë cak i sulmit.

Mediat pakistaneze raportojnë se Sherpao nuk është lënduar.

Policia thotë se sulmuesi fillimisht ka nisur të gjuaj me armë zjarri në drejtim të veturës së Sherpaos, ndërsa më pas e ka shpërthyer bombën që e kishte me veti kur policia iu ka përgjigjur sulmit të tij.

Shperpao iu ka thënë gazetarëve se kjo është hera e katërt që ai i ka mbijetuar përpjekjeve për vrasjen e tij.

Deri më tash askush nuk e ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin.

XS
SM
MD
LG