Ndërlidhjet

Finlandë: Sipil, përpjekje për qeveri të koalicionit me të djathtën


Juha Sipila, fituesi i zgjedhjeve në Finlandë
Juha Sipila, fituesi i zgjedhjeve në Finlandë

Kryeministri i mundshëm i Finlandës, Juha Sipila, ka thënë sot se partia e tij e qëndrës është duke bërë përpjekje të veçanta që të gjej bazë të përbashkët me Partinë e Finlandezëve për krijimin e qeverisë së re.

Partia e Finlandezëve kërkojnë kthim prapa në pagesat e BE-së dhe kufizime më të ashpra ndaj imigrantëve, raporton Reuters.

Sipila, partia e të cilit fitoi më mbi 21 % zgjedhjet parlamentare të 19 prillit, ka thënë se ai ka disa mundësi që të themelojë një koalicion qeverisës.

Partia e Finlandezëve, të njohur më parë me emrin, “Finlandezët e Vërtetë”, kanë mbledhur pak më pak vota se partia e tash ish kryeministrit, Alexandar Stubb, mirëpo rregullat zgjedhore i kanë dhënë Partisë së Finlandezëve një ulëse më shumë në parlament.

XS
SM
MD
LG